“Rama në Parlament si këlysh i rrahur, frymë zënë mban fjalimin. Gjej by…. vend ku të futësh! Nderim heronjve të Kalimashit! sb”, ka qenë ky reagimi i ish Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Deputetët e opozitës “kanë braktisur” sallën e seancave plenare këtë të enjte, për t’iu bashkuar protestës së qytetarëve në katër akse rrugore kryesore të vendit. Por ndonëse ka munguar në këtë seancë parlamentare, ish-kryeministri Berisha edhe sot nuk I ka munguar Kuvendit.
Ai gjithashtu publikoi edhe një karikaturë, ku tregon se populli i ka dhënë “goditje” kryeministrit Rama, për tarifën e lartë në Rrugën e Kombit.