Lista/ Miqtë e Ramës, sa shumë probleme me krimin...

Saturday, 05 May 2018 22:47

Dorëheqja e Saimir Tahirit shënon numrin e radhës të dorëheqjes apo largimit të zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste gjatë 5 viteve të tyre të qeverisjes, për shkak të lidhjeve me krimin.

Po risjellim në kujtesë të publikut listën e deputetëve dhe kryebashkiakëve socialistë, të cilët janë prekur nga ligji “Për dekriminalizimin” ose janë arrestuar apo hetuar për vepra penale, përfshirë edhe të rënda

1. Mark Frroku, deputet i Partisë Socialiste, arrestohet në 26 mars 2015, në bazë të një urdhër-ndalimi të firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm i asaj kohe. Deputeti Frroku u akuzua për “kallëzim të rremë”, “deklarim të rremë para prokurorit” dhe “kërcënim për dhënie dëshmie të rreme”. Ai, së bashku me deputetin Mark Frroku, akuzohen se përgatitën një skenar të rremë, sipas të cilit ish-kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, kishte planifikuar vrasjen e deputetit Doshi dhe një tjetër deputeti, Mhill Fufi.

Më tej, ndaj Frrokut u lëshua edhe një tjetër urdhër-arresti, si person i dyshuar për një vrasje në Belgjikë, në vitin 1999, si edhe për akuza të tjera që lidhen me fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Aktualisht, Mark Frroku është në proces gjyqësor, në hetimin ku ishte i bashkëpandehur me Tom Doshin. Ndërkohë, ai u dënua me 6 vjet burgim për pastrim parash dhe fshehje pasurie. U shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes së ndodhur në Belgjikë

2. Arben Ndoka, ish-deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën e kaluar, dha dorëheqjen në Shtator 2015, pak kohë para se të niste zbatimin ligji “Për dekriminalizimin”. Ndoka rezultonte i dënuar në vitin 2003 në Romë, Itali për trafikimin e një vajze që qe e fejuara e vëllait të tij. Ai u dënua me 7 vjet dhe 6 muaj burg, por u transferua për të vuajtur dënimin në Shqipëri ku gjykata e Lezhës ia reduktoi dënimin dhe ai e rifitoi lirinë pas tri vitesh. Në letrën e tij të dorëheqjes, Ndoka pretendoi se e fejuara e të vëllait e cila e pati denoncuar atë në mënyrë të rreme te policia italiane dhe se akuzat e saj qenë të pavërteta

3. Armando Prenga, ishte deputet i Partisë Socialiste në kohën kur u arrestua për plagosjen e një personi dhe për armëmbajte pa leje. Deputeti Prenga u përfshi në një konflikt fizik, i cili degjeneroi në përdorimin e armëve me pjesëtarë të familjes Calja, për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me pronësinë e lagunës së Patokut, në Laç

4. Vladimir Kosta, ish-deputet i Partisë Socialiste, humbi mandatin e tij për shkak të ligjit “Për dekriminalizimin”. Nga verifikimet rezultoi se ai nuk kishte deklaruar në formularin përkatës një dënim të vitit 2001, për armëmbajtje pa leje

5. Elvis Roshi, ish- kryetari i Bashkisë së Kavajës (PS), arrestohet në maj 2016, për veprën penale të “fallsifikimit të formularëve”, për shkak se nuk kishte deklaruar në dokumentin e dekriminalizimit disa episode kriminale në të shkuarën e tij. Roshi, i cili ka mbajtur pesë emra të ndryshëm gjatë qëndrimeve të tij në Europë, është dënuar dhe dëbuar nga Itali, për shkak se u gjet fajtor për “përdhunim në grup”, në vitin 1996. Gjithashtu, ai është dëbuar dhe ka qenë nën hetim për episode lidhur me narkotikët edhe në Zvicër. Aktualisht është në proces gjyqësor për “fallsifikim formularësh”

6. Tërmet Peçi, kryetar i Bashkisë së Tepelenës (PS), rezulton se është dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës në vitin 2004 për veprën penale të “Përdorimit të dokumentave të falsifikuar”. Këtë dënim ai nuk e kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit. KQZ nuk pranoi të ndërpresë mandatin e tij

7. Adriatik Zotkaj, kryetar i Bashkisë së Poliçanit (PS), rezulton se është dënuar 3 herë, në vitin 1985, në vitin 2001 dhe në vitin 2006. Ai nuk e kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit dënimin e vitit 1985. KQZ nuk pranoi të ndërpresë mandatin e tij

8. Saimir Tahiri, ish-Ministër i Brendshëm dhe ish-deputet i Partisë Socialiste, dyshohet për kryerjen e veprave penale të “Trafikut të narkotikëve”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “korrupsion të zyrtarëve të nivelit të lartë. Prokuroria kërkoi nga Parlamenti në Tetor 2017 autorizimin për arrestimin e tij. Kjo kërkesa u rrëzua nga socialistët, parti e Saimir Tahirit. Boldenews

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 10:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...