Vokshi: Të mos gënjejnë, dërgimi i të dhënave të pacientëve tek Rama është e ndaluar

Diel, 06 May 2018 17:13

Vokshi: Të mos gënjejnë, dërgimi i të dhënave të pacientëve tek Rama është e ndaluar

Pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për mbledhjen e të dhënave të pacientëve, ka ardhur në mënyrë të menjëhershme reagimi i Partisë Demokratike.

Përmes një statusi në “facebook” deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka thënë se ministrja në padijeni totale kërkoi ta fshehë urdhrin politik për identifikimin e pacientëve ose ndryshe votuesve me kartën e shëndetit.

“A mund të na thotë Ministrja se në cilin ligj bazohet dërgimi te Kryeministri i të dhënave personale të pacientëve? Cili ligj ngarkon me përgjegjësi mjekët, që refuzojnë të shkelin ligjin meqë jemi edhe në kohën e drejtësisë “Rama”?  Asnjë Ministër, kandidat nuk mund të shkelë ligjin edhe kur kjo ja hap më shumë portat e karrierës…”-shkruan më tej deputetja.

POSTIMI I PLOTË:

MINISTRJA E PADITUR E SHËNDETËSISË DHE CMIMI QE DUHET TË PAGUAJË PËR TË BËRË KAMIKAZEN E RAMËS

Ministrja e “Mbrojtjes” së Kryeministrit ( duke e pa…ditur…) se është rreptësisht e ndaluar që të dhënat e pacientëve të shkojnë në zyrën e Ramës, gënjeu në deklaratën reagim të denoncimit të Partisë Demokratike për qarkoren drejtuar Qëndrave Shendetësore dhe pavioneve për të dorëzuar në Kryeministri nr e kartave të identitetit të pacientëve.

Ministrja në padijeni totale kërkoi ta fshehë këtë urdhër politik për identifikimin e pacientëve/votuesve me kartën e shëndetit, një tjetër histori abuzive korruptive e paraardhësit të saj, një ndër “big fish-sat” që duhet të dorëzohet nga Rama…

Por për të na iluminuar, a mund të na thotë Ministrja se në cilin ligj bazohet dërgimi te Kryeministri i të dhënave personale të pacientëve ?

Dhe një pyetje pak të sikletshme…, cili ligj ngarkon me përgjegjësi mjekët, që refuzojne të shkelin ligjin meqë jemi edhe në kohën e drejtësisë “Rama”?

Ministrja Manastirlliu, para se te dilte në deklaratë minimalisht mund të kishte pyetur ata që ka në varësi. Ata do t’i thonin që rregjistri i pacentëve ekziston së bashku me ID për cdo pacient. Ndaj edhe urdhëri i fundit për marrjen e të dhënave te pacientëve vetëm me transparencën e llogaridhënien nuk ka asnjë lidhje…

Asnjë Ministër kandidat apo jo…, as për rekorde, nuk mund të shkelë ligjin edhe kur kjo ja hap më shumë portat e karrierës…

Drejtësia të veprojë!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...