Si grabitën tokat në bregdet familjarët e Elvis Rroshit dhe Gent Dajës

Hënë, 07 May 2018 14:19

Në krye të grupit që ka tjetërsuar pronat e Spillesë, në Kavajë, qëndron Seid Cikalleshi, ish-drejtuesi i Hipotekës së qytetit dhe njëkohësisht vjehrri i ish-kryetarit të Partisë Socialiste të zonës, Gentian Daja.

Ky i fundit njihet gjerësisht si njeriu më i afërt me ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Të dy këta persona, gjatë kohës që Elvis Rroshi qeveriste Kavajën, rezulton se kanë administruar të gjithë politikën e kuadrit në qytet, nëpërmjet të cilëve kanë marrë përfitime të ndryshme.

Në rastin konkret, familjarë të Rroshit dhe Dajës, kanë përfituar sipërfaqe të mëdha toke në bregdetin e Spillesë, nëpërmjet falsifikimeve që kryheshin nga Seid Cikalleshi dhe vartës të tij.

Prokuroria e Kavajës ka dërguar për gjykim të premten 9 persona, të cilët akuzohen për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”. Nga hetimi, rezulton se ata kanë shndërruar një sipërfaqe tokë pyll, në brezin e rërës, në total rreth 360 mijë metra katrorë, në tokë arë.

Në bazë të ligjit nr. 7501/1991 “Për tokën”, parcelat me pyll nuk mund të shpërndaheshin për banorët e zonës. Për këtë arsye, Cikalleshi dhe ish-vartësit e tij kanë falsifikuar dokumentet, duke e shndërruar në tokë arë. Më tej, kjo tokë u është shpërndarë, pa dijeninë e tyre, banorëve të zonës, të cilët, po pa dijeninë e tyre, ua kanë dhuruar atë familjarëve të Rroshit dhe Dajës. Të gjitha këto praktika, pra kalimi i pronësisë dhe më pas aktet e dhurimit janë realizuar në bazë të dokumenteve të falsifikuar.

“Boldneës.al” ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë së Kavajës, në të cilën janë faktuar shkelje të shumta dhe, shpesh, të natyrës absurde. Një nga rastet më tipike është tjetërsimi i ish-poligonit të qitjes, në fshatin Rreth-Greth. Kjo pronë rezultonte në përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila kishte aplikuar tre herë, në periudhën 2015-2017, për të marrë çertifikatën e pronësisë. Në të tre rastet, nga ana e regjistruesit Seid Cikalleshi është refuzuar regjistrimi, për faktin se ajo ishte tok pyll dhe, si e tillë, ligji parashikon që të jetë pronë publike në inventarin e bashkisë.

Por, nga hetimi ka rezultuar se, në vitin 2016, me firmën e drejtuesit të Hipotekës, Cikalleshi, kjo pronë është regjistruar në favor të shtetasve Rr.  dhe V.E. Këta të fundit, me akt noterial, ia kanë kaluar pronësinë shtetasit Idlir Karkini

Në një tjetër rast, shtetasi B.M. ka deklaruar para prokurorit, se: “Në maj 2016, para fushatës elektorale më ka takuar shtetasi Agron Xhelezi i cili në atë periudhë ka qenë kryeplak i fshatit Spille, Kavajë dhe më ka thënë që do të më jepte tokë për tre fëmijët e mi të cilët kanë lindur pas vitit 2003. Dhe unë do ta ndihmoja për fushatë. Por pa më thënë se ku ndodheshin këto toka. Ai më ka kërkuar certifikatë familjare të gusht 1991 dhe certifikatën familjare aktuale dhe një kopje të kartës së identitetit.

Pas kësaj bisede, siç tregon shtetasi B.M., ai ka marrë certifikatat që i kërkoi i pandehuri Agron Xhelezi dhe ia ka dhënë, së bashku me fotokopje të pasaportave të tij dhe të bashkëshortes.

“Pas zgjedhjeve-vijon rrëfimin e tij shtetasi B.M- shtetasi Agron Xhelezi ka ardhur me makinën e tij te shtëpia ime dhe më ka thënë që unë së bashku me bashkëshorten time të firmojsa disa letra, të cilat ishin bërë nga noteri Arbër Aliu. Unë së bashku me bashkëshorten tim kemi firmosur pa e ditur se çfarë ishte shkruar në ato dokumente. Pas këtij veprimi e kam pyetur disa herë shtetasin Agron Xhelezi se ç’po bëhej me tokën që më kishte premtuar por ai më thoshte që të prisja. Ai më thoshte që do të më jepte certifikatën e pronësisë dhe se toka gjendej në kodrat e fshatit Sharrdushk.

Në fakt, kjo tokë, e cila i ishte premtuar shtetasit B.M. rezulton e regjistruar në Hipotekë në emër të një shtetasi tjetër, i afërm i drejtuesve lokalë të Partisë Socialiste në Kavajë. Po sipas dokumenteve të Hipotekës, përfituesi i pronës e ka marrë atë, në bazë të një akti dhurimi nga deklaruesi B.M., i cili këmbëngul që as nuk ka marrë tokë dhe, aq më tepër, ta ketë dhuruar atë.

Prokuroria e Kavajës ka zhvilluar dy hetime të ndara në kohë për masakrën me ndarjen e tokave në bregun e Spillesë. Ditën e premte ka dërguar për gjykim grupin e parë, të përbërë nga 9 persona:

1.Seid Çikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë

2.Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë

3.Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë

4.Aida Gjoci, juriste, ZVRPP, Kavajë

  1. 5. Asim Arkaxhiu, ish-kryeregjistrues i Hipotekës, Kavajë
  2. 6. Aldo Kila, jurist, ZVRPP, Kavajë

7.Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë

8.Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë

9.Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë

“Boldnews.al”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...