Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas lirimit të Mark Frrokut.
Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani ironizon lirimin e ish-aleatit të Edi Ramës, duke theksuar se kuksianët që protestuan për një të drejtë të tyre, janë ende në qeli, ndërsa kriminelët e Ramës enden të lirë.
Postimi i Ylli Manjanit:
U lirua Mark Frroku?!
Po mirë. Fundja një ditë do lirohej dhe ai, pavarësisht krimit për të cilin u dënua.
Por, kujtoj se janë ende në burg 4 shqiptarë nga Kukësi, kot fare!
Vetëm pse protestuan për një të drejtë të ligjshme!!!
Kjo nuk quhet drejtësi!
E përsëris propozimim:
PARLAMENTI TË BËJË NJË AMNISTI PËR QYTETARËT, që ndiqen penalisht vetëm pse protestojnë!
Po të duan projektin, e përgatis në çast!