Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se “ne e kemi thënë që në vitin 2015 se arkitektura e sistemit të drejtësisë do të çojë në kolaps dhe Komisioni i Venecias na dha të drejtë” I ftuar në studion e Top Channel, Bylykbashi njerëzit po gënjehen me një hap breshke të vetting-ut pasi janë bllokuar institucionet që do të çonin në burg gjykatës, prokurorë e ministra.
“Askush nuk mund të jetë i kënaqur me këtë situatë kolapsi që ka sistemi i drejtësisë. Ne e kemi thënë që në vitin 2015 se arkitektura e sistemit të drejtësisë do të çojë në kolaps dhe Komisioni i Venecias na dha të drejtë. Na ka dhënë të drejtë dy herë duke rrëzuar dy herë draftet kushtetuese të qeverisë. Një arkitekturë e komplikuar qëllimisht, me synim thërrmimin e sistemit, ribërjen nga zero me qëllim kapjen e tij. Sigurisht që shumë veta në sistemin e drejtësisë janë për burg, por nëse vetting-u i dërgon në pension, në fakt nuk po luftohet korrupsioni. Njerëzit po gënjehen me një hap breshke të vetting-ut pasi janë bllokuar institucionet që do të çonin në burg gjykatës, prokurorë e ministra. Në një vit janë bërë 8 dosje dhe ne presim që për 5 vite të bëhen 800. Pra, shpresa ime është që të paktën të përshpejtohet procesi. Gjykata Kushtetuese është e vdekur, nuk ka njerëz për të hapur portën. Kjo është tragjedia e sistemit kushtetues”, tha ndër të tjera deputeti i Partisë Demokratike. /55news.al/