Ambasadori amerikan ka reaguar një ditë pas deklaratës së Ramës, sipas të cilit përderisa nuk ka folur ende ambasadori amerikan në lidhje me vendimin e Gjykatës italiane për dënimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, atëherë ai nuk e besonte se kjo të ishte e vërtetë. Lu i ka kërkuar Ramës të mos flasë në emrin e tij dhe se SHBA po shqyrton dosjen “Xhafa” dhe do të reagojë vetë.
Në një prononcim dhënë për News24 dhe “BalkanWeb”, ambasadori amerikan del kundër kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se nuk duhet të flasë në emrin e tyre dhe shton se po shqyrtojnë pretendimet për Agron Xhafaj.
“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj.”, deklaron Ambasadori Lu për “BalkanWeb”.