Agron Duka fermerëve: Hidhni qeverinë në rrugë, jo prodhimet tuaja

Diel, 13 May 2018 19:42

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste z.Agron Duka, gjatë një takimi me simpatizantë të partisë së tij, por edhe me fermerë në Lushnje, u shpreh se vendi sot ka një qeveri të keqe e për këtë kërkohej veprimi i të gjithëve. Duke u ndalur te specifikat e partisë së tij dhe gjendja e fshatit, z.Duka i bëri thirrje fermerëve të hidhnin në rrugë qeverinë dhe jo prodhimet e tyre të bëra me aq shumë mund e djersë. Pengesa për gjendjen ku është bujqësia është qeveria e për këtë kërkohet kontributi i gjithkujt për të ndryshuar gjendjen duke ndryshuar qeverinë.

Login to post comments