Kukësianët nuk i besojnë asnjë ‘keqardhjeje’ të Ramës. Por të vendosur do të vijojnë me protestat e tyre deri në heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.
Rama mbrëmë në “Opinion” tha se po negociohet që të ketë tarifë të reduktuar për banorët e zonës, që preken nga taksa e cila paguhet në sportelet e ngritura pranë tunelit të Kalimashit.
“Derisa të përcaktohet kjo tarifë – tha Rama – asnjë qytetar që kalon në Rrugën e Kombit, nuk do të paguajë”.
Por kjo është refuzuar menjëherë nga qytetarët. Por taksa për një kalim automjeti është 5 euro dhe për një rrugë vajtje-ardhje 10 euro, vlerë të cilën kuksianët jo vetëm që e kanë refuzuar duke mbajtur protesta, por thonë se nuk do të pranojnë asnjë negociatë derisa në heqjen e taksës për ta. Këshilli Bashkiak i Kukësit, i cili mbështeti protestën e 31 marsit që kuksianët mbajtën pranë tunelit, që çoi në djegien e sporteleve të koncensionarit, thotë se nuk do të ndalen protestat, nëse tarifa nuk zërohet.