×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

“Mos më bjer më në qafë, po më sulmojnë vëllain”, përgjimi i vëllait të ministrit

Hënë, 14 May 2018 12:14

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme një bisedë telefonike, ku dëgjohet vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, ku flet me një person tjetër lidhur me trafikun e drogës.

Në bisedën e publikuar ditën e sotme nga selia blu, dëgjohen dy persona, ku sipas pas PD-së, njëri prej tyre është Fatmir Xhafaj.  

Trafikanti: Erdha për të bërë atë rrugën

Agron Xhafaj-trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë

Agron Xhafaj-trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain.

Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.

 Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet.

Deputeti Ervin Salianji që paraqiti këtë bisedë telefonike tha se “Agron Xhafaj është bosi i drogës në Shqipëri por është i paprekshëm, pasi mbrohet nga Fatmir Xhafaj. Në qeverinë e Ramës, ministrat e Brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës”

Login to post comments