Reagimi qesharak i Taulant Ballës vetëm pak orë pas denoncimit të PD-së me audio dhe fakte për çështjen e Agron Xhafajt është një tjetër provë se Edi Rama është në hall të madh.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari i PS-së, Balla duket se është munduar së tepërmi ta gjejë justifikimin. Sipas zëdhënësit të Ramës e gjitha kjo na qenka një tjetër hapi i Partisë Demokratike për të penguar hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit evropian të tërësi.
Deklarata qesharake e Ballës nga selia e Kuvendit vazhdon edhe me pretendimet duke kërkuar ndëshkim për ata që kanë publikuar audio përgjimin. Siç duket Rama është në hall shumë të madh përderisa nxjerr Taulantin të thotë të tilla broçkulla.