Ish–kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një status , në të cilin tregon takimin e Saimir Tahirin me Gaz Demin, që sipas ish-kreut të PD-së, është urdhëruar nga Rama.
Berisha shprehet se temë e këtij takimi janë “zhvillimet” e fundit si deklaratat e Nazeraj në Itali apo letra që Olsi Rama i dërgoi Tahirit.
“Te dashur miq, sot Gaz Demi, me urdhër të Ramës vizitoi Tahirin dhe bisedoi me të për rreth 2 orë e 45 min.
Tema e bisedimeve ishte:
Nazeraj dhe deklaratat e tij në Itali
Fati i Fatzi Xhafës dhe banda e Agronit
Qëndrimet e Tahirit ndaj zhvillimeve më të fundit
Një letër që Olsi Rama i dërgonte Saimir Trafikut!
Beteja midis familjeve mafioze të kryeqytetit vazhdon”, -thuhet ndër të tjera në status.