Erion Veliaj ky propagandist, kryebashkiak i krijuar nga media fal interesave të ngushta të lidhura me lejet e ndërtimit mundi të propagandojë më të madhe faktin se do të mbillte 100 mijë pemë në kryeqytet. Veliaj mundi të përdor sa mundi mjaft personazhe të jetës publike duke i nxjerrë ata me lopata në duar dhe duke mbjell pemë, por sot nuk mundet kurrsesi të argumentojë nëse i ka mbjellë 100 mijë pemët, një shifër kjo absolutisht e pavërtetë.
Përkundrazi Erionit po i thahen dhe ato pemë që ka mbjellë. Më konkretisht portali 55news.al, po sjell pamje të pemëve pas Casa Italias të cilat pjesa dërrmuese e tyre janë tharë. Ky është një tregues i qartë i mashtrimit që ka bërë kryebashkiaku i Tiranës por dhe një dëmi ekonomik që shkaktohet që nëse vërtetohet në çdo rrugë të kryeqytetit ku gjoja janë mbjellë pemët që thotë Lal Eri, dëmi mund të jetë më i madh.