Kryeministri i Shqipërisë po shënon edhe më shumë rekorde të pagjëduara më parë në luftën e paepur të tij për të mbrojtur inkriminimin e partisë së tij. Nuk ishte parë e dëgjuar që kryeministri ynë, në të vërtetë një agjitator i përditshëm i mjeteve të informimit të bënte ekspertin e përgjimit midis Agron Xhafajt e dëshmitarit tashmë të identifikuar. Rama kaloi çdo ekspertizë në këtë rast. Ama duhet të kujtojmë se një gjë të tillë e ka bërë edhe me parë me të mbrojturit e tij. E ka bërë me Rroshin, teksa thoshte se pa një vendim gjykate nuk e besonte se Rroshi të ishte aq i zi. Po ashtu në këtë mënyrë foli për Mark Frrokun, etj. Për të mos folur pastaj për mbrojtjen “historike” që i ka bërë Saimir Tahirit. Sa herë ka thënë që “refuzonte” të dëgjonte akuzat ndaj Tahirit. Si e akuzoi Zaganin në një sallë të mbushur me policë, teksa interpretonte edhe vendimet e masave të sigurisë së gjykatave. Pra, kaq është e mjaftë për të treguar se Rama është vetë mashtrimi. Edhe për drogën Rama vetëm mashtronte. Kështu që ekspertizat e Ramës nuk janë veçse mashtrime.