Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka reaguar dje rreth fakti nëse Shqipëria ka miratuar apo jo Rezolutën e Samitit te OKI ne Stamboll.
Zoti Shehu duke parë reagimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe Organizata e Koperacionit Islamik (OKI) shtron pyetjen kush gënjen?!
Ja statusi në FB i Tritan Shehut
“Publikohet ne media një "prononcim zyrtar" nga Ministria e Jashtme ku theksohet se Shqipëria nuk ka miratuar Rezolutën e Samitit te OKI ne Stamboll, "duke mos e firmosur", por u përfaqësua aty me Ambasadorin tone ne Turqi, qe mbajti dhe një fjale. Ndërsa faqja zyrtare online e OKI njofton se kjo Rezolute, qe godet ShBA, rolin e saj ne Lindjen e Mesme dhe akuzon ekstremisht Izraelin, u miratua nga te 57 vendet anëtare dhe pjesëtares, pra dhe nga neve.
OKI duket qe thotë te vërtetën - votimi ne atë organizëm është automatik pozitiv për pjesëmarrësit, ne qofte se nuk deklarohesh kundër; nuk firmosin ambasadoret. Ne nuk duhej te merrnim pjese ne atë Samit, qëllimet e te cilit e përmbajtja e Rezolutës se tij diheshin.
Tashme Ministri i Jashtëm ose Kryeministri duhet te bëjnë transparencën e te pozicionohen qarte për këtë çështje, e lidhur kjo dhe me Sigurinë Kombëtare.
Po kështu MJ duhet te beje publike fjalën e Ambasadorit tone; fjala e tij ne Konferencën e dhjetorit nuk përputhej me Interesat tona.
Ndërsa për Mbledhjen e Këshillit te te Drejtave te Njeriut ne Gjeneve, unë dje e theksova se aty, mbasi Ambasadorja jone mbajti një fjale qe shkonte ndesh me ShBA, nuk mori pjese ne votim, duke u larguar "fshehurazi" ne minutën e fundit.
Vende te tjera te BE me ne krye Gjermaninë u distancuan nga Dokumenti, qe kontestohej prej ShBA, duke deklaruar kundërshtinë e tyre nëpërmjet abstenimit.
Ne radhe te pare e pa asnjë ngurim Shqipëria, duhet te jete e vendosur qartësisht dhe hapur përkrah ShBA ne këto çështje Sigurie Globale, pa u përpjekur te "fshihet mbas gishtit", sepse kështu cenohen Kredibiliteti e Interesat tona Kombëtare”.