Shoqëria civile u mblodh sot para Kryeministrisë për t’I dhënë një mesazh Ramës që të ndalet sa më parë me arrogancën dhe dhunën se do ta pësojë keq. Por I zënë në panik Rama dhe grupi i tij i propagandës vunë në zbatim planin për censurim të të gjithë aktivitetit.
Mediat e kapura nga ai e censuruan protestën qytetare në Tiranë. Vetëm televizioni Fax-Neës e transmetoi atë. Fatkeqësisht e njëjta gjë ndodhi edhe një javë më parë në revoltën e Kukësit, por kur situate doli jashtë kontrollit, atëhere mediat e qeverisë u detyruan të dalin nga rreshti.
“Më arrestoni edhe mua sot”, ishin pankartat që mbaheshin në duar nga protestuesit ditën e sotme, duke u solidarizuar kështu me qytetarët kuksianë të arrestuar vetëm pse protestuan kundër vendosjes së taksave në Rrugën e Kombit.