“Vendi është në krizë të thellë, 26 maji revolta e  qytetarëve”

Premte, 25 May 2018 13:16

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma,  e ftuar në në studion e lajmeve të Top Channel, u shpreh se Shqipëria është në një krizë të thellë shpirtërore, morale, shoqërore dhe jo vetëm politike.

“Çështja e ministrit të Brendshëm është vetëm maja e ajsbergut. Ka qindra të rinj që mendojnë vetëm për t’u larguar nga ky vend. Edhe ata duhet të protestojnë. Kjo nuk është për PD-në, por për veten tonë. Duhet protestuar për çdo njeri që i janë rritur taksat, më pas politika bën pjesën e vet. Duhet të dalim në protestë për të thënë që ky vend edhe mund të bëhet më mirë”, deklaroi Duma.

Deputetja demokrate shtoi se qeveria duhet të japë llogari ndaj qytetarëve dhe llogaridhënia është dorëheqja e Fatmir Xhafës.

“Kryeministri e di se i leverdis më shumë dorëheqja, por ai nuk e bën dot këtë dhe prandaj duhet reagimi popullor që të shkundë mpirjen e qeverisë nga marrja peng që i ka bërë krimi dhe paratë e pista”, theksoi Duma.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...