Jemi pro protestave të Opozitës dhe mbështesim plotësisht Lulzim Bashën  

Tuesday, 29 May 2018 19:00

Nga Gazmend Cufaj

Ndërsa protesta e Opozitës shqiptare e udhëhequr nga Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u ndoq nga mijëra të tjerë që munguan në të dhe u komentua nga mjaft të tjerë sipas interesave të ndryshme, ajo që mbetet parësore është ajo që lexohet mes letrave amerikane, kryetempullit të lirive njerëzore, ku thuhet se “Mund të ketë raste kur ne jemi të pafuqishëm për të parandaluar padrejtësinë, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë kur nuk mund të protestojmë”. E kjo vjen nga shkrimet e novelave të hershme të Elie Uiesel, që ndau opinionet e saj me popullin e vet që në vitin 1928. Sakaq, ajo që dua të them, jo si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në atë protestë, por si drejtues i Grupseksionit të PD-së për zonën e Barking dhe Dagenham në Londër, mbetet mbështetja e të gjithë anëtarëve të PD-së për këtë protestë dhe për të gjitha problemet shqetësuese që ngre Kryetari Basha në lidhjen me situatën e sotme në mjedisin qeverisë, ku Ministri i Brendshëm i akuzuar për lidhjet e vëllait të tij me trafikun e narkotikëve ende mbahet në Qeveri. Dua të theksoj se në atë protestë nga familja ime, nga fisi dhe nga demokratët e shumtë që lidhin miqësitë dhe krushqitë tona ishin qindra e qindra persona, të cilët natyrshëm zgjodhën mbështetjen me anë të protestës, se sa shmangjen dhe thellimin e pakënaqësive personale. Koha na ka treguar të jemi mirënjohës me kujtesën, se pa të nuk ka kulturë, nuk ka progres, nuk ka ecje përpara. Po aq dua të theksoj se mbetem në një protestë të drejtë, pasi kur një individ po proteston kundër refuzimit të qeverisë për të njohur dinjitetin e tij si një qenie njerëzore, akti i tij i protestës i jep atij dinjitet. Dhe ndjehet vërtet krenar, ashtu sikurse ndjehen krenarë dhe e mbështesin protestën të gjithë anëtarët e Grupseksionit që unë drejtoj.

Si një mjet demokratik, bazuar në të gjitha alternativat e një demokracie të shëndoshë, protesta e Opozitës dhe Fjalimi madhështor, i vlerësuar nga mjaft intelektualë, i kryetarit Basha, na bën ne të gjithëve të ndjejmë arsyen e fortë të respektit dhe mbështetjes së plotë. Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan tubimin e protestës së bashku me mijëra anëtarë dhe mbështetës të opozitës duke kërkuar largimin nga postet të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas dyshimeve se ky i fundit ka favorizuar vëllain e tij për t’iu shmangur dënimit me 7 vjet burg burg për trafik droge nga drejtësia italiane. Protestuesit ishin nga Tirana, nga zona ime dhe nga krahina të tjera dhe ata u bashkuan në shëtitoren “Dëshmoret e Kombit” me thirrjet: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Rama ik, Xhafaj Ik”. E ndoqën të gjithë anëtarët e Grupseksionit fjalën kur Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për lidhje të ngushta me grupet kriminale, që i mbron duke shfrytëzuar postin.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi “Kjo qeveri nuk mund të çlirohet vetë nga krimi, as do ta luftojë vetë drogën. Ka vetëm një rrugë: largimi i kësaj qeverie nga njerëzit, nga populli i bashkuar. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi europianë dhe si europianë i qëndrojmë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa. Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi. Përpjekja jonë është beteja mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që kanë kapur drejtësinë, beteja mes njerëzve që duan siguri dhe rend, dhe aleancës së pushtetit me krimin”. Ai tha se autokracia, korrupsioni nuk pranohen, se nuk mbyllen sytë para krimit dhe drogës.  Në një protestë të tillë dhe ne nga larg e thamë njëzëri mbështetjen tonë për këtë protestë dhe për të gjitha angazhimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryetar i Grupseksionit të PD-së për zonën e Barking dhe Dagenham në Londër

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 19:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...