Negociatat?/ Kancelari austriak: Nuk kemi një përgjigje të qartë

E mërkurë, 30 May 2018 15:25

Shqipëria është e shqetësuar nga fluksi në rritje i emigrantëve të paligjshëm që nga Greqia kalojnë në vendin tonë me qëllim të arrijnë në vendet e Bashkimit Europian.

Sebastian Kurz u tregua i gatshëm të ndihmojë. Duke vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë, ai foli edhe për një mbështetje financiare të BE-së.

“Po përjetojmë në Ballkan një rrugë të re të migracionit ilegal. Kontrabandistët përpiqen që t’i kalojnë njerëzit nga Greqia përmes Shqipërisë për në Europë. duhet të luftojmë ndaj këtij fenomeni dhe kësaj rruge. Shifrat e këtyre refugjatëve po rriten dhe duhet ta trajtojmë këtë problem që tani përpara se bëhen probleme të mëdha si në 2015. Shqipëria ka nevojë dhe e ka merituar mbështetjen tonë. Kryeministri më ka kërkuar që unë ta mbështes dhe ne do ta mbështesim fort Shqipërinë që të ketë edhe një mbështetje financiare për Shqipërinë nga Bashkimi Europian, në mënyrë që të luftojmë këtë emigracion ilegal”, tha Kurz.

Përsa i pëket negociatave të anëtarësimit, Austria e ka shprehur publikisht mbështetjen e saj, por kancelari nuk ishte në gjendje të tregonte kur Shqipëria mund të marrë OK-in.

 “Do ta shohim këtë gjë, nuk mund t’ju jap një përgjigje të sigurt. Ka disa shtete anëtare të bashkimit europian që për shkak të problemeve apo çështjeve të tyre të brendshme, e kanë të vështirë të marrin këtë vendim, të thonë Po. Shqipëria ka bërë shumë në rrugën e reformave dhe të integrimit europian dhe negociatat e pranimit janë drejt një rruge te mirë. Nuk mund t’ju them se kur do te merret ky vendim por Shqiperia është drejt një rruge të mirë dhe Komisioni Evropian e ka bërë të qartë këtë dhe mendoj se kjo është ajo që vlen”, thotë ai.

Në korrik Austria merr presidencën 6 mujorëshe të Unionit dhe Rama i kërkoi mbështetje homologut të tij edhe për projektin e tregut të përbashkët në Ballkanin Perëndimor për të cilin është dakortësuar edhe më Presidentin serb Vuçiç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...