Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka “përshëndetur” Ramën me dy foto.
Në foton e parë duket një qen në gjendje gadishmërie, ndërsa në të dytën qeni është shtrirë barkas. “Si qen i rraf”, shkruan Boçi duke e krahasuar kështu qenin me vetë kryeministrin.
“Dy foto ilustruese për K/M-in, tek toll-sat e rrugës.
E para para protestës së kuksianëve.
E dyta pas protestës.
Në të parën nuk përmbahet nga “marrëzia e madhështisë”.
Në të dytën i shtrirë barkas.
“Si qen i rraf”- thonë në Kukës”, thotë deputeti i PD në komentin e tij.