×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Lythat gjenitale, komplikacionet gjatë shtatzënisë

E mërkurë, 11 July 2018 21:35

Kozeta Mustafaraj, mjeke obstetër – gjinekologe

Janë infeksione seksualisht të transmetueshme. Pothuajse gjysma e popullatës seksualisht aktive infektohen nga virusi që i shkakton lythat gjatë jetës së tyre. Prekin zakonisht indet e lagësht të zonave gjenitale. Mund të jenë në formën të ngritjeve mishtore të vogla ose të kenë pamje lulelakre të madhësive të ndryshme. Shkaktohen nga human papiloma virus HPVs, e tipeve të ndryshme.

Simptomat
Tek gratë, lythat mund të rriten në vulvë, muret e vaginës, perineum, anus dhe qafën e mitrës. Tek burrat mund të hasen në majë, në trup, në scrotum ose në anus. Lythat mund të zhvillohen gjithashtu në gojë apo në fyt, tek personat që kanë bërë seks oral me persona të infektuar.

Mund të jenë në formë të :

Fryrje e vogël, ngjyrë mishi me nuancë gri
• Disa lytha pranë njeri tjetrit që marrin formën e lulelakrës
• Kruarje ose diskomfort (parehati) në zonat genitale
• Gjakosje gjatë marrdhënieve seksuale
Por lythat mund të jenë kaq të vegjël e të sheshtë sa është e vështirë të shihen me sy të lirë. Në raste të tjera ato mund të shumfishohen e të formojnë grumbuj të gjerë lythash.

Shkaktari 

Human papillomavirus (HPV) është shkaku i lythave gjenitale. Ekzistojnë shumë tipe HPV që prekin zonat gjenitale, të cilët shpërhapen nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Në shumicën e rasteve sistemi imun i vret HPVs. duke mos zhvilluar kështu shenja të infeksionit.

Faktorët riskant
• Marrëdhënie seksuale të pambrojtura me shumë partner
• Prania e sëmundjeve seksuale të tjera
• Marrëdhënie seksuale me partner të panjohur
• Marrëdhënie seksuale në moshë të hershme

Komplikacionet 
• Kancer. Kanceri i qafës së mitrës është i lidhur ngushtë me infeksionin gjenital nga HPV-s. Infeksioni me HPV-s jo domosdoshmërisht çon në kancer, por është shpesh i lidhur me kancerin
• Probleme gjatë shtatzënisë. Lythat gjenitale mund të shkaktojnë probleme gjatë shtatzënisë.

  • Ato mund të rriten dhe të vështirësojnë marrëdhëniet seksuale sikur dhe urinimin.

Lythat mund të ulin aftësinë e indeve vaginale për t’u shtrirë (zgjeruar ) gjatë lindjes. Rrallë mund të infektohet fëmija e porsalindur, duke zhvilluar lytha në fytin e tij.

Diagnoza 
Në disa raste mund të shihen me sy të lirë, në raste të tjera mund të jetë e nevojshme aplikimi i acidit acetik për të shkaktuar zbardhjen e sipërfaqes së tyre, me anë të kolposkopit në pjesët e jashtme apo të brenshme genitale.
• Pap test është i rëndësishëm të kryhet në mënyrë të rregullt për të parë ndryshime në qafën e mitrës apo në muret vaginale.

HPV test
Një numër i vogël tipesh HPVs janë të lidhur me kancerin e qafës së mitrës, ndaj është e rëndësishme të bëhet tipizimi për gratë mbi 30 vjeçe.

Trajtimi 
Nëse lythat nuk shkaktojnë asnjë shqetësim, nuk ka nevojë për trajtim. Por nëse gruaja ankohet për djegie, kruajtje, dhimbje apo stres emocional mund të bëhet mjekimi i tyre ose heqja kirurgjikale. Por, duhet të dihet që këto lezione janë të rikthyeshme pas trajtimit në një kohë të papërcaktuar.

Parandalimi
Përdorimi i prezervativit gjatë çdo marrëdhënie seksuale ul rrezikun për t’u infektuar.

Vaksinimi 
Vaksina Gardasil të mbron nga lythet genitale dhe disa tipeve kancerogjene, ndërsa cervarix të mbron vetëm ndaj 2 tipeve HPVs kancerogjen dhe nuk ka efekt ndaj lythave./ Shendeti.com.al 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...