×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pjeshkat, benefitet e konsumimit të tyre që nuk i keni ditur

E Enjte, 19 July 2018 12:46

Mos u mashtro nga masa e vogël e pjeshkës dhe lëkura e saj delikate. Vetëm 1 kokërr nga ky frut ka mbi 15% të vitaminës C që ju nevojitet çdo ditë. Kjo lëndë ushqyese ndihmon në shërimin e plagëve dhe forcon sistemin imunitar. Ajo lufton gjithashtu radikalet e lira, përbërësit kimik që lidhen me kancerin sepse mund të dëmtojnë qelizat.

Mbrojnë shikimin

Një antioksidues i quajtur beta-karoten i jep pjeshkave ngjyrën e tyre portokalli në të artë. Kur e konsumoni, trupi e konverton atë në vitaminë A, një lëndë ushqyese kjo shumë e rëndësishme për shikimin. Ajo ndihmon edhe pjesë të tjera të trupit, si sistemi imunitar, që të funksionojnë siç duhet.

Ndihmon me tretjen

Një pjeshkë e madhësisë mesatare siguron më shumë se 9% të fibrave që ju nevojiten çdo ditë. Ushqimet  pasura me fibra mund të ofrojnë mbrojtje nga probleme shëndetësore si diabeti, sëmundjet  e zemrës dhe kanceri kolorektal. Një tjetër përfitim i rëndësishëm është se parandalon kapsllëkun.

Ju mban në formë

Pjeshkat nuk kanë yndyra të ngopura, kolesterol ose sodium. Më shumë se 85% e pjeshkës është ujë. Plus, ushqimet e pasura në fibra ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Merrni më shumë vitaminë E

Frutat e thata dhe farat janë një nga burimet më të njohura të vitaminës E, por nuk përjashtohen as pjeshkat. Ky antioksidues është i rëndësishëm për disa qeliza të trupit. Vitamina E mban sistemin imunitar të shëndetshëm dhe ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut duke parandaluar mpiksjen.

Mbron kockat

Pjeshkat janë të pasura gjithashtu në kalium, lëndë ushqyese kjo që balancon efektet e një diete të lartë në kripë. Kaliumi ndihmon gjithashtu në uljen e tensionit të gjakut, si dhe rrezikun për zhvillimin e gurëve në veshka dhe humbjes kockore. Duhet të merrni rreth 4700 miligramë kalium çdo ditë. NJë pjeshkë ka shumë se 250 miligramë.

Për një buzëqeshje rrëzëllitëse

Po aq të ëmbla sa janë, pjeshkat mund të mbrojnë edhe dhëmbët pasi kanë fluoride. Ky mineral, që e gjeni tek pasta e dhëmbëve, gjendet gjithashtu tek disa ushqime, përfshirë edhe pjeshka.

Minerali ndihmon në largimin e mikrobeve në gojë që mund të shkaktojnë kavitete. /Shëndeti/

Modifikuar më E Enjte, 19 July 2018 12:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...