×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Me këto dy produkte mund të ndaloni dhimbjen e kokës gjatë ditëve të nxehta

E Enjte, 19 July 2018 22:34

Bashkë me verën, shtohen edhe dhimbjet e kokës.

Për shkak të kërkesave të shumta të lexuesve rreth këtij problemi, gazeta “Super Shëndeti” po ju risjell disa kura të shpejta bimore, por me informacion më të zgjeruar.

Dy formulat e mëposhtme që janë me uthull molle dhe me limon, janë të përkthyera nga një sajt i certifikuar anglez për mjekësinë herbalistike…

  1. 1. KURA E UTHULLËS SË MOLLËS
    Në rast se vuani nga një formë e migrenës dhe përjetoni një ose disa prej këtyre simptomave: ndjesi të vjella, kokë që ju vjen vërdallë, lëndime, ndjesi goditjeje, dhimbje etj, patjetër duhet të provoni këtë ilaç të thjeshtë, duke përdorur vetëm 2 përbërës: uthull dhe ujë.

JA SI BËHET: Përzieni 50 ml uthull dhe 50 ml ujë në një filxhan (sigurohuni që uji të mos jetë shumë i ftohtë).

Lagini flokët dhe derdhni përzierjen mbi majën e kokës, në mënyrë që ajo të rrjedhë, duke lagur qafën tuaj.

Procesin bëjeni ngadalë. Vendosni një peshqir shumë të butë (mundësisht mëndafshi) rreth kokës dhe sigurohuni që pjesa e sipërme e kokës është e mbuluar.

Vendoseni fytyrën poshtë në shtrat, me krahët tuaj përgjatë trupit dhe sytë e mbyllur.

Qëndroni kështu për 10 minuta dhe pastaj, mund të ngriheni dhe të përjetoni rezultatet e mahnitshme.

Nëse është e nevojshme, përsëritni procedurën derisa migrena të zhduket.

Ky është padyshim ilaçi më i thjeshtë dhe më i efektshëm dhe i shpejtë për migrenën.

  1. 2. LIMONI

Limoni është shumë efektiv dhe i fuqishëm për të trajtuar dhimbjen e kokës, sepse është freskues dhe zbutës.

Plus, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të acidit alkalik në trup.

  • • Pirja e ujit të ngrohtë, të përzier me lëng të shtrydhur nga gjysma e limonit, do të zvogëlojë intensitetin e një dhimbje koke.

Ky ilaç natyral është i dobishëm për dhimbje koke të shkaktuara nga gazi në stomak.

  • • Një tjetër mundësi është që të aplikoni lëvore të limonit, të shtypur, në ballin tuaj për të lehtësuar menjëherë dhimbjen.

Molla apo uthulla e mollës? Duhen të dyja…

Të dyja, mollët dhe uthulla e mollës mund të përdoren për të luftuar një dhimbje koke.

Ato ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrit të acidit alkalik në trup.

Për më tepër, thjesht aroma e mollës së gjelbër mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjeve të kokës nga migrena.

  • • Kur zgjoheni në mëngjes me dhimbje koke, hani një copë mollë të spërkatur me kripë. Pastaj pini ujë të ngrohtë.
  • • Përndryshe, mbushni një tas të madh me ujë të nxehtë me avull dhe shtoni 3 deri në 4 lugë uthull të mollës.

Mbajeni një peshqir mbi kokën tuaj dhe merrni në avull për 10 deri në 15 minuta.

  • • Një tjetër mundësi është që të shtoni 2 lugë çaji me uthull të mollës në një gotë uji.

Ju gjithashtu mund të shtoni pak mjaltë dhe lëng limoni.

Pini 2 ose 3 herë në ditë.

– Mënyrën tjetër të përdorimit të uthullës së mollës, ua kemi shpjeguar që në krye të faqes.

Pini çaj xhenxhefili

Xhenxhefil ka veti anti-inflamatore, që mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës.

Gjithashtu ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut në kokë, zvogëlon ënjtjen në tru dhe aktivizon opiatet natyrore në tru që ndihmojnë në zvogëlimin e dhembjes.

  • • Thjesht pini çaj xhenxhefili, deri në 3 herë në ditë për të zvogëluar inflamacionin në trup dhe për të lehtësuar dhimbjen e kokës.

Është e rëndësishme të pini në fillimin e dhimbjes së kokës, kështu që xhenxhefili mund të veprojë shpejt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...