Pluhuri magjik i trëndafilit të egër perfekt kundër dhimbjes e reumatizmës

Tuesday, 13 November 2018 14:03

Në Shqipëri, rastet e pacientëve që vuajnë nga reumatizma janë në rritje duke prekur edhe moshat nën 30-vjeç. Shkak është stili i keq jetesës dhe kequshqyerja.

Reumatizma është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e kyçeve të trupit, të cilat në çdo lëvizje të trupit shkaktojnë dhimbje.

Mjekët deklarojnë se një regjim i dobët ushqimor dhe mungesa e aktivitetit fizik janë dy faktorët kryesorë që sjellin problemet me kyçet.

Shumë studime të mirënjohura mjekësore, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë dalë në përfundimin se përdorimi i trëndafilit të egër në formën e pluhurit apo pudrës redukton në 90 % rastet e dhimbjeve nga reumatizma.

Trëndafili i Egër konsiderohet si një nga bimët medicinale më të mira përsa i përket lehtësimit të dhimbjeve të Reumatizmës duke ndikuar në shëndetin e kockave dhe forcimin e tyre.

AgroWeb.org sjell më poshtë një kurë efikase, fort të vlerësuar nga mjekët për largimin e dhimbjeve nga reumatizma.

Pluhuri i Trëndafilit të Egër – Përgatitja dhe Doza Ditore

Pluhurin e trëndafilit të egër mund ta gjeni në farmaci si suplement, në dyqanet organike por mund ta përgatisni edhe vet.

Mjafton që të keni një sasi të konsiderueshme trëndafilash të egër, të cilët duhet të jenë të thatë.

Shtypini ato fort në një havan guri (enë e posaçme guri për të bluar erëza)dhe më pas kalojini në një sitë kuzhine për të përftuar pluhurin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, doza ditore e rekomanduar për përdorimin e pluhurit të trëndafilit të egër është 5 gramë në ditë.

Rekomandohet që të përdoret për 1 deri në 3 muaj dhe mund ta konsumoni të shkrirë në një gotë me pak ujë ose direkt duke e gëlltitur.

Megjithatë përdorimi i trëndafilit të egër pluhur për reumatizmën si dhe doza e tij nuk duhet marrë pa u konsultuar më parë me mjekun.

Çfarë Tregojnë Studimet?

Nga një eksperiment i zhvilluar në Britaninë e Madhe nga Institutiti Për Kërkimet Shkencore ndaj Sëmundjeve Reumatizmale, të dhënat e të cilit i disponon AgroWeb.org ka rezultuar se pacientët me osteoporozë, tre javë pas përodrimit të suplementeve me trëndafil të egër patën një përmirësim të dukshëm në reduktimin e inflamacionit të kyçeve dhe dhimbjeve të tyre.

Bazuar në këto rezultate, ekspertët rekomanduan përdorimin e suplementeve të trëndafilit të egër pluhur për pacientët që vuajnë nga artriti për një periudhë 1 deri 3 mujore./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Lindita Nikolla si mercenare e Edi Ramës

Politikë

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Lindita Nikolla si mercenare e Edi Ramës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nga jashtë sallës së Kuvendit foli për kaosin që përfshiu sot seancën plenare. Ajo sulmoi ashpër kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla duke thënë se...

SPAK në lëvizje për të prodhuar lajm/ Shkëlzen Berisha flet pas dëshmisë

Politikë

SPAK në lëvizje për të prodhuar lajm/ Shkëlzen Berisha flet pas dëshmisë

Nuk është mbyllur akoma muaji i parë i vitit dhe Edi Rama ka regjistruar kaq shumë skandale brenda pak ditësh, që do kishin rrëzuar dhjetë herë një qeveri kudo. Por ndërsa...

Gazetarja e VOA: McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën

Politikë

Gazetarja e VOA: McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën

Zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është deklaruar i pafajshëm në seancën e parë në gjykatë. Kështu deklaroi gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci në një lidhje me...