Margarina, salcat për sallatë, majoneza, produktet qumështore me përqindje të lartë të yndyrës, si dhe sallamet e ndryshme më së miri është të largohen nga frigoriferi që të mos na “trashin”.
Kur zgjedhim ushqim në restorant jemi të vetëdijshëm që peshku është zgjedhje më e mirë sesa hamburgeri, por te ruajtja e ushqimit në frigoriferin tonë shpesh nuk mendojmë nëse jemi duke blerë apo ngrënë shëndetshëm, pohon nutricionistja Elain Magee.
Ajo ka përpiluar listën e ushqimeve të pashëndetshme për WebMD, të cilat më së miri është të mos gjenden në frigorifer që të mos jemi në tundim për t’i ngrënë.
Majoneza
Nëse e hani shpesh e keni të qartë pse yndyrat ju depozitohen në enët tuaja të gjakut, ndërsa kilogramët fitohen kaq lehtë. E vërteta është që majoneza nuk është domosdo e keqe nëse konsumin e saj e kufizojmë në dy lugë të vogla, të cilat përmbajnë rreth 60 kalori dhe 6.7 gram yndyrë. Nëse jeni adhurues i madh i majonezës dhe gjatë një shujte hani edhe deri një të katërtat e një filxhani me këtë do konsumoni 360 kalori dhe 40 gram yndyra.
Në vend të majonezës zgjidhni salca më pak të yndyrshme, si mustardë ose krem djathi, këshillon Magee.
Produktet qumështore me përqindje të lartë të yndyrës.
Ushqimet si qumështi me përqindje të lartë të yndyrës, kremi dhe gjalpi kanë shumë përbërës të mirë, si proteina, kalcium, vitamina B dhe rifoflavine. Problemi është në atë që përmbajnë edhe shumë yndyra dhe nëse i konsumojmë çdo ditë ekziston rreziku nga niveli i rritur i kolesterolit. Për shembull, nëse pimë gjysmë litri qumësht me përqindje të lartë yndyrore çdo ditë, në fund të javës do të konsumojmë më shumë se 2000 kalori, 105 gram, yndyra dhe nga këto rreth 60 gram yndyra të ngopura dhe 315 miligram kolesterol.
Prandaj më mirë është të zgjidhen produktet e qumështit me yndyrë të reduktuar, të cilat përmbajnë përbërës të shëndetshëm, por edhe më pak yndyra të rrezikshme.
Mishi i përpunuar
Sallamet, salsiçet dhe pashtetat zakonisht bëhen nga mishi me kualitet më të ulët, ndërsa janë të mbushura me konservans, aditivë dhe yndyra. Përveç që përmbajnë edhe sasi të madhe të kripës për të cilën arsye rrisin edhe rrezikun për dëmtimin e veshkave dhe tensionin e lartë të gjakut, ndërsa nuk rekomandohen të hahen më shpesh se një herë në javë.
Shumë studime kanë treguar se si konsumimi shumë i madh i mishit të përpunuar i kontribuon shfaqjes se kancerit të zorrës së trashë, një nga karcinomat më të përhapura.
Salcat për sallatë
Salcat për sallata janë shtesë e shkëlqyeshme, e cila pastën e zakonshme e shndërron në ushqim të shijshëm kryesor, por vetëm një shujtë me salcë përmban rreth 120 kalori, 12 gramë yndyra dhe 380 miligramë kripë.
Rekomandohen mëlmesa tradicionale, si vaji i lulediellit ose i ullirit dhe uthulla e verës dhe e mollës, ose pak lëng limoni për një sallatë të shëndetshme.
Margarina dhe derivatet e saj
Margarina përmban sasi të madhe të acideve yndyrore, sepse krijohet si emulsion i vajrave bimore dhe ujit dhe është dëshmuar që përdormi i rregullt i saj rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe enët e gjakut. Margarina rrit shkallën e kolesterolit të përgjithshëm dhe redukton shkallën e atij të mirit, por edhe ka efekt të keq në imunitet.
Pohohet që margarina përmban në mes 19 dhe 38 acide transyndyrore, ndërsa në një lugë gjenden rreth 100 kalori dhe 11 gram yndyra.
-Gjithmonë më mirë zgjidhni gjalpë sesa margarinë – këshillon Magee.
Patatet e skuqura
Ky version patatesh, në veçanti i dashur për të rinjtë, ndërsa njerëzit shpesh i blejnë, sepse janë gati të përgatitura dhe me çmim të ulët. Megjithatë, patatja e ngrirë nuk është aspak e mirë për shëndet, sepse përmban sasi të mëdha të kripës dhe konservanseve.
Porcioni i vogël prej 85 gramë patate përmban rreth 11 gramë yndyra, rreth 3 gramë acide të ngopura yndyrore, 390 deri 540 miligramë natrium dhe rreth 190 kalori. Rekomandohet të hahet patatja e zierë ose e pjekur, këshillojnë nutricionistët.
Pijet frutash dhe me gaz
Pijet e ëmbëltuara, çajrat e ftohtë dhe pijet e gazuara, madje edhe ato që përmbajnë ëmbëltues artificialë janë armiqtë më të mëdhenj të linjës së hollë sepse hapin oreksin, nuk kanë vlerë ushqyese dhe janë vetëm “kalori të zbrazëta”.
Uji i thjeshtë është më i mirë për hidratim të tërë organizmit, ndërsa nëse preferoni pije me shije, atëherë bëni vetë çaj të gjelbër ose të zi. Në pijen e tillë vëni mjaltë dhe limon dhe ruajani në një shishe qelqi dhe do të fitoni pije të shëndetshme dhe të shijshme të mbushur me antioksidantë.