Dëmtimi i nervave – Tetë Shenjat që nuk duhen neglizhuar

Hënë, 28 May 2018 08:41


Trupi i njeriut përshkohet nga miliarda nerva.
Shumica prej tyre janë periferikë dhe kanë një funksion primar: shpërndarjen dhe transmetimin e mesazheve e sinjaleve në tru dhe në shtyllën kurrizore.
Kur gjithçka shkon siç duhet, truri merr të gjithë informacionin për të cilin ka nevojë që mundësojnë lëvizjen e muskujve, njohjen e dhimbjes dhe funksionin e organeve.
Kur këto nerva dëmtohen atëherë ecja është e vështirë, dhimbja e fortë dhe rreziku është i lartë.
Diabeti është shkaktari kryesor i dëmtimit të këtyre nervave.
Megjithatë  nuk përjashtohet as trauma (e shkaktuar nga një aksident) plakja, mungesa e vitaminave, ekspozimi ndaj toksinave, hepatitis C, dhe sëmundje imunitare.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo sëmundje zhvillohet ngadalë, që do të thotë se njeriu mund ta kurojë atë përpara se të përkeqësohet.
Ndonëse diagnostikimi nuk është gjithmonë i thjeshtë, simptomat e kësaj sëmundjeje janë një këmbanë alarmi që nuk duhen injoruar.
Mpirje, therje, djegie
Nëse vëreni mpirje, therje ose djegie të këmbëve dhe duarve duhet të dini që kjo ndodh nga kompresimi i nervave ndijorë gjatë gjumit.
Këto simptoma janë të përkohshme, por nëse zgjasin shumë gjatë, AgroWeb.org ju sugjeron të shkoni tek mjeku.
Vështirësi në lëvizje
Dëmtimi i nervave motorikë shkakton dobësi, vështirësi në lëvizje ose paralizë, thonë ekspertët.
Vështirësia në lëvizje mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një infarkti ndaj sigurohuni që të shkoni tek mjeku sa më parë.
Dhimbje në këmbë
Dhimbjet e forta, ndjesia e therjes në fundshpinë që shpërndahet vetëm në njërën këmbë, nënkupton dëmtimin e nervit shiatik.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nervi shiatik mund të dëmtohet nga hernia diskale ose nga diabeti.
Ngathtësi dhe plogështi 
Nëse krejt papritur vëreni se rrëzoheni shpesh, jeni të ngathët dhe nuk qëndroni në këmbë, atëherë duhet të dini se kjo ndodh nga dëmtimi i nervave.
Ngathtësia është gjithashtu simptomë e sëmundjeve nervore siç është Parkinsoni.
Urinim i shpeshtë
Dëmtimi i nervave nënkupton se fshikëza e urinës merr informacionin e gabuar.
Kjo shoqërohet me dëshirën në rritje për të shkuar në banjë.
Njerëzit që vuajnë nga diabeti janë më të prekur nga ky problem.
Dhimbje të papritura koke
Nëse prekeni nga dhimbje koke të papritura por shumë të forta, atëherë duhet të dini që kjo vjen si pasojë e dëmtimit të nervave të qafës.
Ky problem zgjidhet nëpërmjet një injeksioni që bllokon përkohësisht nervin përgjegjës që transmeton sinjalin e dhimbjes.
Djersitja e tepërt
Djersitja e tepërt mund të jetë tregues i dëmtimit të nervave që dërgojnë informacion nga gjëndrat e djersës tek truri.
Ndjesi minimale të dhimbjes
Nervat ndijorë i tregojnë trurit nëse diçka është e rrezikshme dhe nuk duhet prekur.
Nëse këto nerva janë dëmtuar, ju mund të shihni sobën ndezur por truri nuk e percepton rrezikun e nxehtësisë.
Kështu jeni më të rrezikuar nga djegia ose diçka tjetër.
Nëse vëreni se keni pësuar një lëndim të tillë nga përdorimi i sobës, enëve të kuzhinës e të tjerë, atëherë vizitohuni tek një mjek./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. Burimi: U.S. National Library of Medicine

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 19:11

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...