Është ndër personazhet më të komentuara nga publiku shqiptar.
Linda Morina, e cila ka disa vite që ka tërhequr vëmendjen e madhe të audiencës me paraqitjet e saj në rolin e këngëtares, e cila është mjaft aktive.
Kësaj radhe ajo ka ardhur me një këngë të re, të bashkangjitur me një videoklip, duke shprehur ndjenjat e saja patriotike kombëtare, për çka edhe njihet më së shumti ajo.
Me video të realizuar nëpër trojet shqiptare, ajo i këndon Shqipërisë etnike, teksa paraqitet e veshur me fustan si flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.