Këngëtari nga Shqipëria, Gena ka vendosur të ndërrojë stilin e flokëve.
Edhe pse gjithnjë jemi mësuar të shohim me flokët kaçurrela siç duket kësaj here këngëtari nga Shqipëria do ju habitë me pamjen e tij, shkruan lajmi net.
Përmes një video që ka publikuar artistja Big Mama, Gena shfaqet tek berberi gjersa është duke prerë flokët.
Ajo bisedon me Genën, por që në të njëjtën kohë i tregon gjithë ndjekësve se ai është detyruar për t’i prerë kaçurrelat.
“Gena me imazhin e ri me flok të shkurta hupi sfidën dhe preku flokët”, është përshkrimi që ia ka lënë imazhit, e që kuptohet se kjo vjen si pasojë e humbjes së lojës në mes të miqve.