Fituesja e Eurovision në 2014-ën, Conchita Wurst ka ndryshuar totalisht pamjen e saj. Ajo është shndërruar në bionde, ku përveç flokëve ka lyer edhe mjekrën. Conchita ka postuar disa foto në rrjetin social “Instagram” ku na njeh me pamjen e re.
Ajo po merr pjesë në një aktivitet në Vjenë në mbështetje të luftës kundër AIDS. Conchita Wurst rreth dy muaj me parë deklaroi se prej vitesh është e diagnostikuar me HIV, teksa pranoi se një ish-partner e kërcënoi se do e bënte publik këtë informacion.