Ndryshe nga personazhet e tjerë të ekranit shqiptar të cilët stepen kur pyeten nëse kanë bërë ndërhyrje estetike apo kirurgjikale, aktorja e njohur Rudina Denbacaj e pranon lehtësisht këtë. Aktorja e ftuar në ‘Xing me Ermalin’ është shprehur për publikun e gjerë se ka bërë gjoksin, por jo për të rritur numrin, por për t’u dukur më bukur estetikisht.
“Unë kam qenë e shëndoshë dhe kur u dobësova, gjoksi u bë me u fut në xhepa. Është hera e parë që po e them. Kam bërë ndërhyrje estetike, i mora gjokset nga xhepat i ngrita ku e kanë vendin, por janë të miat. Ato që kisha thjesht i sistemova. Jo nuk kam hequr dhe as nuk kam shtuar. Nuk është gjoks fals, është gjoksi im”, u shpreh Rudina.