Njeriu tashmë shumë i njohur i skenës shqiptare Albi Nako është bërë serish pre e mediave rozë. Prej disa javësh Albi Nako dhe Alba Hoxha kanë qenë kryefjala e mediave rozë pas lajmeve që qarkullojnë sipas të cilave ata janë në një lidhje. Fillimisht dyshimet filluan nga fakti se dyshja u pa në vende të njëjta, si në Paris e Bruksel….
Ndërkohë se fundmi ata janë fotografuar në plazh duke kaluar pushimet bashkë. Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Albi u pyet nga Eni Shehu mbi faktin që tanimë i shohim gjithmonë bashkë.
“Jemi thjesht rastësisht këtu me Albën, sepse jemi marrë me prova, kjo është e gjitha. Ne jemi partnerë, është asistentja ime. Më ndihmon dhe e ndihmoj”, u shpreh Albi. “Ne kemi patur shumë workshop-e bashkë. Kemi qenë në Bruksel, në Palasë, Paris, etj. Kjo është arsyeja”, tha Alba. Po kush e beson…