Mbretëresha e reality-show, ylli 37-vjeçar Kim Kardashian ka treguar pesë rregullat e jetës të cilat e kanë ndihmuar që të arrijë suksesin. Kim Kardashian në faqen e vet të internetit ka publikuar fotografitë nga editoriali i ri i botimit indian të revistës “Vogue” dhe pastaj ka shkruar një tekst shumë frymëzues, i cili ka për qëllim të inkurajojë njerëzit e tjerë që të arrijnë sukses.
“Përderisa nuk ekziston një recetë universale për sukses, kam kuptuar që përmbajtja e këtyre parimeve më ka ndihmuar të ndërtoj biznesin tim dhe t’i realizoj ëndrrat e mia”, fillon artikullin e vet Kim, pastaj jep pesë këshilla.
1.“Nuk ekziston justifikimi për vonesa si edhe të mos paraqiteni diku e të mos e përfundoni punën”.
2.“Secili i ka obligimet e veta, ndaj nëse obligoheni apo premtoni diçka, duhet patjetër të paraqiteni në kohë dhe t’i respektoni ato”.
3.“Nëse nuk e kuptoni që diçka brenda jush zgjon pasionin, gjeni mënyrën që ajo të bëhet punë juaja. Do të punoni më me zell nëse jepni edhe zemrën edhe shpirtin”.
4."Nëse bëj gabim, mësoj nga ai dhe vazhdoj tutje. Mos fajësoni të tjerët për mossuksesin”.
5.“Duke e ndarë kohën për veten, do të gjeni frymëzim në vendet e papritura dhe nuk do të lodheni. Nëse jeni tepër të lodhur në punë, do të çmendeni”…