Kohëve të fundit Era Istrefi ka qenë shumë e angazhuar dhe jo pa arsye.
Pas publikimit të versionit audio të projektit “Live it Up”, këngëtarja nga Prishtina preku majën e botës, duke qenë zëri kryesor i Botërorit, që do të zhvillohet në Rusi.
Dhe, versionit audio natyrisht që do t’i bashkëngjitet videoklipi, i cili ka kohë që ka nisur të xhirohet dhe si duket tashmë është drejt përfundimit.
Vetë Era Istrefi ka publikuar një foto selfie me protagonistët dhe kastin prapa xhirimit të klipit.
Era shihet në prani të Ronaldinhos, teksa mban sytë mbyllur, e ku shihet një miqësi e saj me yllin brazilian të futbollit.
Ndërkaq aty afër është edhe superylli latin, Nicky Jam, kurse selfien e realizon aktori e këngëtari amerikan, Ëill Smith.
“Live it Up” tashmë është shndërruar në një hit të padiskutueshëm të Botërorit me zërin e Erës, që dominon këngën, e që do të na shoqërojë për një muaj të gjatë të ngjarjes më të madhe sportive të vitit.