Aktorja e humorit, e njohur ndryshe si ‘Bukra’ e famshme e spektaklit ‘Portokalli’ ka ndryshuar tërësish look-un e saj aq sa nuk do ta njihni. Në fakt nuk është hera e parë që ajo guxon kaq shumë pasi dhe herë të tjera Albana Ferhati ka bërë ndryshime drastike në pamjen e saj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, aktorja shfaqet me flokë ngjyrë bjonde me një prerje të tendencës së fundit ku një pjesë e kokës është e rruar. Për disa ky model mund të duket i çuditshëm, por aktores i rri mjaft mirë për stilin ekstravagant që e karakterizon.