Pas publikimit të hitit të saj të fundit me dy yjet e muzikës botërorë Nicky Jam dhe Will Smith për këngën e kampionatit të FIFA-s 2018, Era Istrefi u jep fansave të saj një tjetër lajm të bukur.
Këngëtarja me famë botërore tashmë postoi në profilin e saj në Instagram një video ku lajmëron ndjekësit se shumë shpejt do të nxjerrë një tjetër këngë në tregun muzikor.
‘E burgosura’ quhet kënga e saj e re, një titull vërtet intrigues dhe që të ngjall kureshtjen për përmbajtjen e tekstit. Me siguri edhe kjo këngë do të jetë një sukses i radhës i Erës ashtu si dhe të tjerat para saj.