Aktori turk, Tolgahan Sayısman i njohur tek ne si Çënari ka mbërritur sot në Tiranë, në vendlindjen e bashkëshortes së tij, bukuroshen shqiptare Almeda Abazi.
Almeda ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi ku shfaqet pranë Tolgas, teksa ka bërë të ditur se ata kanë arritur në Tiranë. “Më në fund”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.
Tolgahan Sayısman do të jetë i pranishëm në finalen e spektaklit “Dancing with the Stars Albania”, që drejtohet nga Almeda Abazi.