Eshtë mbajtur mbrëmjen e djeshme “Miss Universe Albania”, dhe pjesë e këtij kompeticioni ishte edhe Trejsi Sejdini, e njohur si ‘gangsterja nga Elbasani’ e cila u be e njohur për publikun për shkak të një video-sherri. Mjaft e pëlqyer nga publiku, Trejsi arriti të klasifikohej fillimisht në Top 3-she dhe të rrëmbente çmimin ‘Miss Social Media.
E pyetur se pse duhej te ishte ajo vajza që duhet të fitonte këtë kompeticion, Trejsi u përgjigj: “Jam shumë e kënaqur që jam pjesë në top 3, për shkak të moshës, nuk i marrim parasysh fjalët e prindërve dhe doja të thoja që duhet t’i dëgjojmë prindërit, t’i marrim parasysh çfarë thonë sepse kështu do ecim para dhe do i demonstrojmë botës cilat jane virtytet tona”.
Pas performanës së Ylli Limanit, vajzat pritën me padurim se kush do te shpallej fituesja. Vendimin e dha “Miss Uinverse Albania 2017”, Blerta Leka e cila kurorën e me të bukurës ja dha Trejsi Sejdinit.