Dy yjet e muzikës shqiptare reperi Noizy dhe kantautori Alban Skënderaj ditën e nesërme do të publikojnë një bashkëpunim midis tyre gjë që nuk kishte ndodhur deri më tani.
Thuhet se kjo këngë trajton një tematikë sociale, gjë e cila s’kishte si të mos ndodhte kur pjesë e saj është këngëtari Alban Skënderaj.
Të dy këngëtarët Noizy dhe Albani kanë postuar në profilet e tyre personale në Instagram një pjesë nga klipi, që do të postohet ditën e nesërme.