Artistja e ka një front të hapur në rrjetet sociale për shkak të një detaji që nuk u ka ikur australianëve.
Nuk ka qenë një vit i mirë për Selena Gomenez. Pas ndarjes nga i dashuri i saj Justin Bieber, artistes amerikane nuk po i shkon mirë as nga ana e karrierës së saj. Pasi ajo i ka publikuar imazhet e para të punës më të re të saj, duket se këngëtarja e ka zemëruar publikun australian.
Motivi ? Ngjashmëritë që ka video i Selenës me një artiste lokale australiane.
Këtë javë Selena Gomez ka prezantuar para fansave të saj temën “Back to You”, një këngë e inspiruar, siç thuhet në ish të dashurin e saj Justin Bieber.
Siç shkruajnë ndjekësit e saj nëpër rrjete sociale kjo këngë ka mesazhe të ndryshme për lidhjen e saj me këngëtarin e famshëm kanadez.
Kjo nuk duket të ketë qetësuar gjakrat e admiruesve të këngëtares australiane me origjinë palestineze, Sarah Banbah.