Kendall Jenner nuk do t’ia dijë për askënd. Ditën e kaluar, ajo mori një lum akuzash për disa foto të postuara në rrjetet sociale ku dukej se e kishte tepruar me photoshop.
22-vjeçarja u tha se kishte modifikuar këmbët e saj për t’u dukur më e gjatë si edhe kishte ngushtuar belin. Gafat e saj dolën në shesh kur objektet në foto ishin shtrembëruar duke nxjerrë në pah vendet e modifikuara transmeton lapsi
Ylli i “Keeping up with the Kardashians” nuk ka reaguar kundrejt këtyre akuzave apo ofendimeve të fansave, por ka vazhduar të postojë për qejfin e saj.
Së fundmi, ajo ka postuar një foto në Instagram ku shfaq krejtësisht gjoksin.
Kjo foto është realizuar gjatë pushimit në një set xhirimi për një firmë të rrobave të banjës dheKendall nuk i ka rezistuar tundimit për t’u shfaqur ‘topless’.