Ditën e djeshme moderatorja simpatike, Jona Spahiu, kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me Frenkli Ymerin. Në një festë shumë të ngushtë mes miqsh dhe të afërmish, Jona do i dha fund beqarisë. Revista Who ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga ceremonia martesore, në momentin e hyrjes së çiftit.
E veshur me fustanin e bardhë, Jona duket thjesht e mrekullueshme. Përveç nurit të nusërisë, moderatorja ka dhe një pamje shumë të ëmbël nga shtatzënia e saj. Nga fotografitë mund të dallohet lehtësisht barku i fryrë dhe duket se Jona ka shtuar disa kile.
Mund të themi se e gjithë ceremonia duket përrallore, ambienti i rrethuar nga gjelbërimi dhe një nuse e veshur si një princeshë. Megjithatë ajo që ka më shumë rëndësi është dashuria dhe lumturia që lexohet qartë në sytë e çiftit të ri. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë Jonës dhe Frenklit jetë të lumtur dhe plot bekime! /revistawho/