E çuditshme të thuhet kjo, por ja që këtë po e vërtetojnë dështimet e reperit Ledri Vula në raport me femrat.
Figura të njohura e të panjohura për opinionin publik ishin të dashura të reperit, por deri tani asnjëra nuk doli të jetë e vërteta apo e duhura për të.
Megjithëse, lidhja e fundit e Ledrit me Adela Sollakun u konsiderua si tejet serioze, ajo u shkëput në momentin më të papritur, por që ndjeshmëria që kishte për të e përloti reperin në njërin prej emisioneve të njohura në Shqipëri.
Se a e mendon Ledri martesën si një opsion të mundshëm së shpejti, kjo nuk dihet pasi që vetë reperi nuk po ofron mundësi të kuptohet një qëllim i tillë.
Por, se është diku në ëndrrat e reperit të bëhet bashkëshort e baba, kjo nuk vihet në dyshim.
Ndoshta, lidhjet e tij të shumta kanë ndikuar që reperit t’i distancohen paksa femrat, kur vjen fjala për lidhje serioze.