Të flasësh për problemet me shëndetin mendor nuk është dhe aq e lehtë, por Lady Gaga bën përjashtim. Këngëtarja ka vendosur të shprehet dhe i kërkon të gjithëve të jenë të sjellshëm dhe të kujdesshëm.
Për këtë çështje Gaga u shpreh në një event bamirësie teksa prezantonte çmimin e Global Changemakers Aëard (Çmimi Global i Krijuesve të Ndryshimit) “Nuk mund ta mbaj dot më brenda,” shprehet Gaga, “kam disa vite qe vuaj nga depresioni dhe ideologji që lidhen me vetëvrasjen. Në fillim mendoja se isha një njeri i keq dhe e vetme, por sinqeriteti më ndihmoi të gjeja ngushëllim dhe ndihmë tek familja dhe miqtë e mi.”
Në fund të fjalimit të saj, këngëtarja i kërkon audiencës të jenë të sjellshëm me njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë ata që janë në nevojë.
Gjatë eventit Lady Gaga nuk ka lënë pa falenderuar nënën e saj për kujdesin e pandalshëm dhe vendosmërinë për ta ndihmuar 32-vjeçaren në ditët e saj më të vështira.