Ata janë ndër çiftet më të përfolura në Shqipëri dhe Turqi.
Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk Tolgahan Sayışman ka kohë që kanë marrë vëmendje të madhe nga mediat, që nga martesa e tyre e deri sot.
Bukuroshja shqiptare këto kohë ishte udhëheqëse e edicionit të “Dancing With The Stars” në Shqipëri, ku javën që shkoi i pranishëm në Tiranë ishte edhe bashkëshorti i saj.
Ata qëndroi në një hotel për 3 muaj, ndërsa aktori për disa ditë, teksa sot ata u nisën për në Turqi.
Por ajo çfarë nuk i ka pëlqyer Almedës ishte pritja “e ftohtë” që iu bë asaj dhe aktorit në hotelin ku kanë qëndruar, përderisa për akomodimin e tyre është përkujdesur produksioni i “Dancing With The Stars”.
Pasi që Tolgahan ishte i ftuar enkas si mysafir në edicion, Almeda është ndier e zhgënjyer me trajtimin e tyre në hotel.
Ajo tregon se si është dashur ta paguajnë veçantë edhe ujin që e kanë pirë aty, dhe çdo shërbim tjetër, pavarësisht se “Çënari” kishte pranuar ftesën pa asnjë pagesë.
Ky është reagimi i plotë i Almeda Abazit për çështjen në fjalë.