Prej disa kohësh djali i kantautorit dhe moderatorit Ardit Gjebrea, Joni jeton jashtë vendit së bashku me të fejuarën e tij Merlin.
Megjithatë Joni ka një lidhje shumë speciale me motrën e tij Anën. Gjatë ditës së sotme ai ka publikuar në rrjete sociale foto ku Ana shfaqet në pishinë duke u larë.
Krahas fotove ai ka shkruar: “Anna dashuria ime,”-shoqëruar gjithashtu me disa ikona puthjesh dhe lot. Me siguri Jonin e ka marrë malli për motrën e tij të vogël.