Vajza si jeni? Si keni kaluar? Si po ju gjen kjo verë? Të zëna me projekte në punë apo “duke u zënë” me njëra-tjetrën për grimierin dhe doktorin plastik të njëjtë?
…
Po shihja në instagram Samantën. Shumë këngëtare e mirë, me një zë fantastic dhe këngë hite. Duket sikur hunda dhe buza i kanë ndryshuar pak me kalimin e kohës por nëse flasim për grimin, them që Sami është një besnike e e grimit të lehtë, buzë me shkëlqyes, qerpikë të lyer dhe flokë të shtrira.
Samanta paska postuar dy foto por këtu qënka me make up më të rënduar te sytë dhe buzët. Më falni, më falni se kjo qënka moderatorja kosovare Elita Rudi. Hi Elita!
“Uh baby, jo unë unë skom faj”…Kida Kida kjo…e kam qef se është shumë stil, ja me kapuç dhe syze. I shkojnë shumë….pooor ndjesë së nuk është Kida por aktore tjetër kosovare Arta Nitaj. Përshëndetje Artaaaa…!
Këngën e re të Shkurtës e keni dëgjuar “ Tu luta, tu luta por ishte e kotë..”. Unë do I lutesha Shkurtës që mos ta zbresi nishanin pak cm më poshtë, se do dukej si Elita Rudi pastaj. Se vetëm nishanin kanë të përbashkët!
Po Suada goca! Si ju duket?!…Mua më pëlqen se duket shumë natyrale, ja sa pak make up…një sekondë, një sekondë se po t’i bësh zoom na dilka Soni Malaj kjo!
Pupu Elita vetëm postoka foto sot! Po nishanin ku e ka?! Aaa…ndjesë se qenka Fjolla Morina. Fjolla, kur do bësh ndonjë këngë të re?! As Fjolla nuk je?! Epo Flaka Krelani duhet të jesh patjetër pra!
Moss Fjolla prap! Fjolla të lutem, mos ngjaj kaq shumë me Alesia Bamin, apo ti Alesia mos ngjaso shumë me Fjollën?
Më ndihmoni miqqq, jam në dilemë dhe dua ndihmën e publikut ose 50/50 ose telefono një mik: Cila është vajza në foto? A-Elita B-Dhurata Dora C-Greta Koci D-Zaimina Vasjari?!
Çfarë desha të tregoja më këtë? Që unë jam më e bukur?? Jooo të dashur miq sepse edhe mua më ngatërrojnë më njërën nga këto në rrugë! Well, çdo vajzë ka të drejtën e botës të bëjë ctë dojë me trupin dhe fytyrën e saj, nga një idhull fundja e kemi të gjitha.
Problem është tek shembujt që ne ndjekim dhe tek promovimi I gabuar që ne I bëjmë të bukurës. Të njëjtët doktorë plastikë dhe të njëjtët grimierë janë gjithandej. Shoh këto faqet që hedhin foto dasmash dhe më duket sikur dhëndurë të ndryshëm, martohen me po të njëjtën nuse.
Nuk ju gjykoj aspak profesionalisht, por si publik i thjeshtë, kam të drejtë që minimumi, tju identifikoj nga njëra-tjetra.
Ps: Juve që nuk ua përmenda emrin, mos kujtoni se bëni përjashtim ee…thjesht nuk iu pash të postonit në instagram atë ditë. /Vizion Plus/