Jeta private e Devis Xherahut ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave e sidomos ndarja e tij me bashkëshorten Paola Kondakçi në vitin 2011, pas 20 vitesh bashkë.
Pianistja dhe kompozitorja vite më parë u përfshi në një sherr me të dashurën aktuale të Devisit për shkak të klipit “Akoma se besoj”. Aty Devisi dhe ish-Miss Shqipëria, Ertemiona Mejdani shfaqeshin në skena intime.
Devisi Xherahu dhe Ertemiona Mejdani ishin të ftuar tek “Rudina” ku kanë folur për fillimet e lidhjes së tyre dhe gjatë intervistës, modelja tregoi se në klipin që kanë realizuar bashkë kanë qenë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin dhe as nuk e çonte ndërmend të ndjente diçka për Devisin.
“Ishim shumë të ftohtë tek videoklipi i parë. Unë nuk e çoja ndërmend të ndjeja diçka për Devisin sepse e konsideroja mik”, u shpreh Ertemiona.
“Kemi 7 vite bashkë që në dhjetor 2011. Kam qenë në një koncert në Korçë dhe kur po largohesha takova një shok që ishte në tavolinë me Ertemionën. Kisha në plan një këngë dhe i thashë Ertemionës të ishte pjesë. Pas këtij klipi unë dola shumë i kënaqur dhe e ftova edhe në një klip tjetër, më pas jemi lidhur”, u shpreh Devisi. “Edhe pse kemi 17 vite diferencë, nuk e kemi ndjerë diferencën”, tha Ertemiona.
Çifti foli edhe për planet për dasmë. “10-20 veta, një kurorëzim në kishë dhe pastaj avionit për muaj mjalti, kaq dua”, u shpreh Devisi.