Reperi nga Gjilani, Fero edhe pse duket pak më i 'llastuar' kësaj radhe ka shfaqur anën humanitare të tij.
Pasi jemi në prag të festës së Bajramit, Fero ka vendosur që ta gëzojë një familje në Komunën e Shtimes.
Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Met Elshani i cili ka publikuar një video në Instagram, teksa shihet Fero me qese të mbushura.
“Fero sot nje familje qe rrit dy jetima ne komunen e Shtimes me disa dhurata jau embelsoj sadopak festen e madherishme Fiter Bajramin ????”, ka shkruar ai.
Përpos projekteve të suksesshme dhe koncerteve të shumta, Fero tashmë shquhet edhe për humanitetin e tij.