Një djalë është goditur me shkelm në kokë nga një artiste pasi u mundua të tërheqë nga këmba.
Ai ishte me një grup miqsh duke parë këngëtaren Gebby Vesta që po performonte në një klub nate në Indonezi.
Në një moment dallohet si vuri dorën tek këmba e saj, ndërkohë që këngëtarja u largua duke e goditur më pas. 32-vjecarja përdori këpucët e saj për ti dhënë dënimin duke i gjuajtur disa herë me takën e lartë.
Bodigardët u siguruan që ai të largohej nga klubi dhe Gebby të vazhdonte koncertit.
“E fillova me fytyrën dhe zemra ime nuk ishte e kënaqur ende. Ajo që bëri ai nuk ishte e përshtatshme.
Veshja e rrobave sexy është pjesë e punës që bëj. Klubi i natës e pret këtë si pjesë të kontratës kur ata të punësojnë. Por kjo nuk do të thotë që njerëzit mund të prekin çfarëdo që dëshirojnë”, tha këngëtarja.