Gruaja e tij nga Shqipëria u kthye plot mllef e zemërim, por njësoj duket se nuk i ka ndodhur edhe burrit të saj turk.
Pas gjithë zhurmës që u bë, akuzave që Almeda Abazi i pati në drejtim të produksionit të ‘DWTS’, ishte Tolgahan ai i cili e ka publikuar një foto në Instagram të cilën e ka realizuar në Tiranë.
Në foton e postuar ai nuk ka shkruar asgjë vetëm se ka treguar se fotografia është realizuar në Shqipëri.
Ky reagim ishte i papritur pasi sipas gruas së tij në Shqipëri nuk janë trajtuar ashtu siç ajo realisht kishte dashur dhe ka shpresuar.
Almeda në reagimin e saj ka vënë në theks se akuzat nuk ishin për të gjithë shqiptarët por vetëm për produksionin.
Ndryshe ‘Çënar’ si dhëndër Shqipërie kishte shkuar atje për herë të parë ku mori pjesë në spektaklin e lartëpërmendur dhe vizitoi të afërmit e Almedës.
Në një intervistë për mediat e shqiptare ai ka thënë se ndihet si në shtëpi.